Lajme

Policia me plan operativ për të parandaluar aksidentet që po marrin jetë

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 06 August 2017

Fluksi i madh i veturave, si dhe aksidentet e shpeshta, e kanë shtyrë Policinë e Kosovës që t’i ashpërsojë masat me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.

Policia ka krijuar një task-forcë, e cila enkas do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e sigurisë, raporton KTV.

Rreshterët Arsim Gollubovci dhe Gazmend Selimi, janë çdo herë bashkë në terren, ku po zbatojnë këtë plan policor.

-Advertisement-

Shprehen se për ta të gjithë janë njësoj dhe nuk ka masa lehtësuese për asnjërin që shkel rregullat e trafikut.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë aksion.

Sipas Milaim Zejnullahut, komandant i trafikut rajonal, krahasuar me 4 ditë më parë, janë ulur dukshëm aksidentet në trafik, ndërsa rastet me fatalitet janë eliminuar plotësisht.

Ky plan do të zgjasë gjatë gjithë këtij muaji, por komandanti Zejnullahu, shprehet se meqë në ditët e para pati sukses, mund të zgjatet edhe për më shumë kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera