Lajme

Policia nxjerr shkaqet e aksidentit në kohë rekord: Nuk ka faj eskorta e Edi Ramës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 27 November 2017

Në një njoftim për mediat, pak minuta pas aksidentit të eskortës së Edi Ramës në Korçë, policia ka nxjerrë fajtor drejtuesin e mjetit tip Golf.

Në një njoftim për shtyp thuhet se “mjeti tip “Voslkswagen”, që udhëtonte në krah të kundert me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga”.

Në kohë rekord, policët e Korçës kanë nxjerrë rezultatin e hetimeve për aksidentin duke shfajësuar eskortën e kryeministrit.

-Advertisement-

Servilizmi dhe frika për ndëshkimin që mund t’i vijë nga Tirana, e kanë bërë policinë të japë një njoftim qesharak dhe të turpshëm, duke fajësuar drejtuesin e mjetit Volkswagen, ende pa u mbyllur hetimet.

Përplasja ndodhi në rrugën Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Mjeti tip Golf u përplas me dy makina të eskortës së Edi Ramës.Të dëmtuar janë një drejtues mjeti i eskortës dhe një pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I dëmtuar më lehtë është dhe një mjet tip furgon qe ishte pjesë dhe në fund të eskortës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera