Lajme

Policia nuk i ndal gjobat, i dënon afro dy mijë qytetarë brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 12 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar 1 805 persona që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre 1 335 persona janë dënuar për shkak që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, ndërsa 470 persona të tjerë janë dënuar për mosrespektim të masave anti-Covid.

Në të njëjtën ditë Policia e Kosovës ka arrestuar 33 persona, 24 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 1 person është në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera