Lajme

Policia nis reduktimin e pjesëtarëve të saj nga objektet komunale në veri

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 12 July 2023

Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë.

Bëhet fjalë për zvogëlimin e menjëhershëm në masën 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Lajmin për zbatimin e këtij vendimi nga ana e PK-së e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

-Advertisement-

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të zbatohet”, ka thënë Elshani për klankosova.tv.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera