Sport

Policia nis hetimet për dëmtimin e ulëseve në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 May 2022

Një ngjarje aspak e mirë ndodhi dje gjatë ndeshjes së barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës.

Kur rezultati ishte 2:0 për Malishevën, u akordua edhe një penallti për ta, çka bëri që tifozët vushtrrias të eskalonin.

Ata filluan të thyenin ulëset e stadiumit, kurse shqyen edhe rrjetën e portës.

-Advertisement-

Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se ka nisur hetimin.

“Është raportuar se gjatë një ndeshje futbollistike, disa tifoz kanë dëmtuar ulëset e stadiumit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera