Lajme

Policia në Fushë Kosovë rreh qytetarin para gruas dhe fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 01 June 2018

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Gjatë një kontrolli rutinor policia ka ndaluar një veturë me çrast në bisedë e sipër kanë filluar ta sulmojnë shoferin e veturës.

Më keq se kjo është se e gjithë situata ka ndodhur në prezencë të gruas dhe fëmijëve të viktimës, raporton Magazina.al

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë dhe shumë dëshmitarë e kanë parë këtë skenë kur policët kanë sulmuar shoferin derisa e kanë arrestuar, ndërkohë bashkëshortja e tij dhe fëmijët brenda në veturë janë alarmuar me atë se çka kanë parë.

-Advertisement-

Burime të Magazina.al , të afërta me rastin në fjalë kanë treguar se viktima L. G është rrahur edhe gjatë kohës sa ai ka qenë i prangosur dhe goditjet kanë vazhduar derisa ai është dërguar në stacion.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë nga policia, viktima ndodhet tash e tri ditë në Qendren Klinike Univeristare në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera