Policia në Big Brother VIP Kosova, Kelmendi sqaron se asgjë e dyshimtë nuk është gjetur në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 09 December 2022
Policia e Kosovës ka shkuar për një vizitë sot në lokacionin ku po zhvillohet shou “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani.
Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv. Ai ka thënë se kjo vizitë, nuk ishte bastisje.
Drejtori i Televizionit Klan, Adriatik Kelmendi ka sqaruar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellë.
“Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara”, njoftuar ai.
Njoftimi i plotë i Kelmendit:
Të dashur shikues,
për ta hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur.
Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan. Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bastisje, ose diçka të ngjashme.
Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara.
Secili nga banorët e shtëpisë së BBVK kanë nënshkruar një kontratë shumëfaqëshe me produksionin, në të cilën nënvizohen gjërat e lejuara dhe të ndaluara për kohën sa qëndrojnë brenda këtij prodhimi televiziv, kurse ne si produksion do ta shtojmë vigjilencën që situata të cilat mund të sjellin keqkuptime të eliminohen për aq sa munden.
Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësiram e shtëpisë.
Mbi të gjitha, ne duam të ju falëmnderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin.
Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje!
Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim!
Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë!
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...