Policia në aksion, shqipton 235 gjoba për kundërvajtje
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 16 November 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se për një javë ka shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme për mjetet transportuese, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”.
Përveç gjobave, Policia ka bërë me dije se inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë shqiptuar edhe 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete.
“Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor. Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e mjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Zbatimi i Planit Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor” & “Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (07-11.11.2022) ka punuar në Planin Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”, ku gjatë kontrolleve të këtyre mjeteve ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme vetëm për mjetet transportuese, ndërsa nga inspektorët e kësaj ministrie janë shqiptuar 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete.
Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e mjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Të tjera
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...
-
Ende pa datë takimi mes Kosovës dhe Serbisë
Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbi...
-
Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pë...
-
Osmani flet për masat e BE-së ndaj Kosovës: Javëve të fundit disa shtete kanë kërkuar të mbeten masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se javëve të fundit janë njoftu...
-
Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini
Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanik...