Lajme

Policia në aksion: Arreston personin që përfitoi jashtëligjshëm subvencione

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 08 September 2022

Policia e Kosovës pas aksionit kundër mashtrimeve dhe subvencioneve ka arrestuar një person, shkruan Gazeta inFokus.

Personi i arrestuar dyshohet se ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme dhjetëra mijëra euro.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera