Policia ndëshkon tifozët problematikë
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 05 October 2017
Policia do të nisë së shpejti ndëshkimin e tifozëve problematikë në stadiume apo aktivitete të tjera sportive në Shqipëri.
Në bazë të ligjit të ri për sportet të vitit 2016, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka urdhëruar ngritjen e komisioneve pranë komisariateve që do të aplikojnë gjobat dhe përjashtimet nga stadiumet për tifozët që kryejnë shkelje.
Në krye të këtij komisioni emërohet shefi i komisariatit. Masat parashikojnë gjoba nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë si dhe heqje e të drejtës për të hyrë në stadium për një vit. Kur tifozi është përsëritës apo në rast diskriminimi për shkaqe të ndryshme, pezullimi parashikohet 2 vite, shkruan Top Channel.
Sipas udhëzimit, në aktivitete nuk lejohet mbajtja dhe përdorimi i lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, cenimi i përfaqësuesve të federatave, arbitrave dhe vëzhguesve.
Të gjithë tifozët që do të kapen me këto shkelje do të dërgohen në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat. Kundërvajtësi mund t’i drejtohet Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, që drejtohet nga nëndrejtori i policisë vendore.
Për të pasur një evidencë të plotë për gjithë shkelësit në stadiume, Policia e Shtetit po ndërton edhe një regjistër elektronik me emrat e tyre. Kjo listë do i dërgohet FSHF-së dhe klubeve të futbollit, në rastet kur do t’u ndalohet hyrja në stadiume.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...