Lajme

Policia ndalon një kamionetë në Viti, brenda gjendet një lopë pa dokumentacion

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 14 November 2022

Policia e Kosovës e ka ndaluar një kamionetë me targa vendore në rrugën “Binq” të Vitisë, ku brenda saj është gjetur një lopë pa dokumentacionin përkatës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 07:50, e ku thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it e të cilët janë marrë me rastin.

“Njësiti policor ka ndaluar kamionetën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar ku është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke e transportuar një  gjedh – lopë për të cilën nuk posedonte dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marr me rastin po ashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera