Lajme

Policia ndalon në Vërmicë ushqim në sasi 1 mijë kilogramë, ishte pa dokumentacion

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 12 September 2022

Pasditen e të Dielës është ndaluar një automjet i dyshimtë në të cilin pas ekzaminimit u gjetën mallra ushqimore pa dokumentacione përcjellëse shkruan Gazeta Infokus .

Gjate këtij kontrolli u sekuestruan rreth 1000 kilogram produkte të ushqimit.

Sekuestrimi i këtij malli është kryer nga njësitet kontrabandë në regjionin e Prizrenit përkatësisht në segmentin Vermicë – Prizren, pas sekuestrimit është filluar dhe procedura kundërvajtëse ka njoftuar Policia doganore.

-Advertisement-

Dogana po ashtu ka njoftuar edhe për mënyrën se si qytetarët të lajmërojnë parregullsitë dhe sjelljet jo profesionale nëpërmjet pajisjeve të mençura .

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. “Njoftoi Policia për qytetarët e Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera