Lajme

Policia mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit – tregojnë çfarë do të bëjnë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 24 March 2020

Albin Kurti e Hashim Thaçi janë dy njerëzit me pozitat më të rëndësishme në shtet.

Njëri Kryeministër e tjetri President, shkruan gazeta inFokus.

Por, mendimet e vendimet e tyre, thuajse asnjëherë nuk janë të njëjtë, duke bërë që kjo të mos ndalet, as në kohën kur krejt bota po lufton bashkë kundër njër armiku, koronavirusit.

-Advertisement-

E ky duel mes dy të fuqishmëve, ka vendosur në pozitë të palakmueshme edhe Policinë e Kosovës.

Kjo pasi fillimisht Qeveria e Kosovës mori vendim për kufizim të lëvizjes e që më pastaj Presidenti Hashim Thaçi tha që është vendim jo-kushtetues dhe se zbatimi i tij është vepër penale, shkruan gazeta inFokus.

Megjihtatë, ata që duhet ta mbajnë rendin, kanë dalur me një përgjigje se si do të veprojnë.

“Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia, coronavirusi COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin  tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Këta edhe shtojnë se nuk komentojnë asnjë vendim, pasi janë për të zbatuar ato, shkruan gazeta inFokus.

“Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera