Lajme

Policia mbylli 38 lokale masazhesh, ushtronin prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 02 March 2018

Policia e Kosovës njofton se gjatë muajit që shkoi janë ndërmarrë disa operacione në disa vende ku dyshohej se ushtrohej prostitucion.

Për shkak të parregullsive 38 lokale që ushtronin veprimtari   për masazhe janë mbyllur përkohësisht  nga Inspektorët e Inspektoratit  përkatës.

Nga inspektoret e ATK-së, të MTI-së, të  Punës dhe Inspektorët Komunal janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e hasura.

-Advertisement-

Janë legjitimuar të gjithë  punëtoret e hasur në këto qendra të masazheve  dhe të gjithëve iu është ofruar mundësia të deklarohen nëse janë në ndonjë formë Viktima të Trafikimit.

Janë hasur  duke punuar dhe qëndruar në Kosovë  pa leje qëndrim dhe leje pune pesë femra,  shtetase të Shqipërisë ( të  gjitha janë dorëzuar  Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj).

Operacionet janë realizuar në tri rajone Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Plani operativ kishte për qëllim luftimin e informalitetit dhe identifikimin e viktimave të  mundshme të trafikimit dhe gjatë realizimit të tij janë inspektuar 63 Lokale/sallone Masazhi dhe kanë rezultuar të gjeturat si në vijim:

Disa nga këto lokale/masazhe  nuk kanë qenë fare të regjistruara në ATK si biznese, nuk  kanë poseduar asnjë dokumentacion,  

Shumica nga to (lokalet) nuk kanë poseduar arka fiskale,

Nuk kanë pasur pëlqime nga komuna për ushtrim të veprimtarisë ekonomike,

Nuk i kishin të deklaruara punëtoret,

Pa kontrata pune për punëtoret që i kishin punësuar,

Punonjëset në shumicën e lokaleve kanë qenë pa kualifikim,

Nuk e kanë  të deklaruar qarkullimin ditor-mujor,

Nuk posedonin pëlqim sanitar,

Mungonin libreza sanitare,

Janë hasur  të punësuara femra të mitura nën moshën 18 vjeçare  etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera