Lajme

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e mallit në rajonin e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 05 November 2021

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, dje rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall

Drejtuesi i automjetit M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike ‘VAILLANT’ të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera