Lajme

Policia kontrollon zyret e postës së Serbisë në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 05 August 2024

Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në disa pika postare në veri të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

I njëjti bëri të ditur se një gjë e tillë ka ndodhur me të marrë informatën nga ARKEP se po operojnë operator ekonomik pa licencë dhë të paregjistruar në ARBK.

-Advertisement-

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tha Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera