Lajme

Policia konfiskon armë dhe arreston dy persona në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 13 October 2022

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar dy persona në Podujevë të cilët dyshohen për trafikim me armë.

Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe objektet të cilat janë pronë e tyre.

“Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë”, njofton policia.

-Advertisement-

Derisa ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera