Lajme

Policia konfirmon informacionet për vrasjen e kosovarit në ISIS

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 24 May 2017

Policia e Kosovës ka konfirmuar të mërkurën se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.

Gazeta Express, një ditë më herët ka raportuar se D.S. nga Mitrovica është vrarë gjatë luftimeve të fundit në Mosul.

“…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, citon Radio Evropa e Lirë të ketë thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

-Advertisement-

Gazeta Express të martën ka raportuar se familja e të ndjerit tashmë ka hapur të pamen në vendin e tij t lindjes, në Mitrovicë.

I riu nga Mitrovica nuk ishte kosovari i vetëm që ka marrë pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul. Dyshohet se edhe shtetas të tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS-it, shkruan Gazet Express. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.

Ndryshe, pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Ata kryesisht janë rreshtuar në krah të organizatave tashmë të shpallura terroriste, siç janë: i ashtuquajturi “Shteti Islamik” IS dhe “Al-Nusra”.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Ndërkaq, një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që disa të tjerë ende po përballen me drejtësinë.

Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera