Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur 23-vjeçarin e zhdukur nga Shtimja

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 04 June 2023

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur 23-vjeçarin e zhdukur nga Shtimja, shkruan Reporteri.net.

23-vjeçari është Agon Misini me banim në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.

Komunikata e policisë:

Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga Shtimja.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani”, komuna Shtime.

Detajet për të:

Ai është i gjatë, 175 cm
Peshon, 125 kg
Sy kafe

Flokë të zeza

Ka pak mjekërr

Kishte të veshura: xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantollona dhe këpucë të zeza.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera