Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 01 August 2023
Policia e Kosovës ka kërkuar sot ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se më datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores “Franga” me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro”, ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4,025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.
Ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit.
Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i Pasurisë së Huaj.”
Më datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores “Franga” me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro “, ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.
Ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.
Të tjera
-
Dyshohet për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë
Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ...
-
Moisiu: Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, ...
-
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 15 nga to j...
-
E rëndë: Vajza sụlmon nënën në Fushë Kosovë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë. Një gr...
-
Harris vazhdon të kritikojë Trumpin për të drejtat e abortit gjatë tubimit në Gjeorgji
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, vazhdoi të kritikojë Donald Trum...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë
Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur verbali...
-
Gruaja dyshohet se sụlmoi burrin në Pejë
Një grua në Pejë dyshohet se ka sulmuar burrin e saj, të premten. “Nuk rap...
-
Dhụnohet një person në një vilë në Novobërdë, policia jep detaje
Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë Një...
-
Drenas, një i maskuar ia grabiti paratë një burri në një pompë derivatesh
Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fo...
-
Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë për të enjten
Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak t...
-
Gjendet pa shenja jete në rrugë një person në Gjilan
Është gjetur pa shenja jete në rrugë një person në Gjilan. Në raportin e p...
-
Ymeri: Kurti do ta përdorë sërish policinë në veri për vota, mund të ketë edhe ndonjë rritje pagash
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti d...