Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi në kërkim

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 03 November 2022

Policia e Kosovës, ka publikuar foton e një personi nga Peja, të cilin policia është duke e kërkuar për ta arrestuar, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas Policisë, personi i kërkuar është Avdyl (Ramiz) Muriqi, i lindur me 25.05.1993 nё Pejë.

-Advertisement-

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Lёndim i lehtё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera