Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 23 May 2024
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrëmë me armë zjarri ka plagosur tre persona. Sipas policisë, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.
Policia e Kosovës duke u bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkonë bashkëpunim me qytetarët për të kapurt Agron (Mentor) Gashin i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.
“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”, e cila ka ndodhur me 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Mbrëmë në Pejë, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Prokurori i rastit në Pejë, Ersan Qavolli për RTK-në ka thënë se i dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.
“Dyshohet se tre persona janë plagosur, ndërsa personin e dyshuar e kemi në arrati dhe po punojmë intenzivisht që ta identifikojmë dhe ta arrestojmë”, ka thënë ai në “Lajmet e Fundit”.
Sipas njoftimit për media, tre të plagosurit janë familjarë, babai me dy djem e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK në Prishtinë.
Doktori i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, ka njoftuar se gjendja e të plagosurve, sipas ekzaminimit fillestar, është e rëndë dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.
Të tjera
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...