Lajme

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 09 August 2024

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë në identifikimin e një gruaje në Prishtinë, e cila dyshohet se është e përfshirë në një vjedhje.

Kështu ka bërë të ditur organi i rendit përmes një postimi ne Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera