Lajme

Policia ka një apel të rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 29 March 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek qytetarët, të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet. Policia thekson se do të jetë e pakompromis ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrëvënie.

Policia e Kosovës thotë se është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre kanë ndodhur zjarret, do të ndjeken penalisht nga policia.

“Në rajonin e Kaçanikut kanë qenë disa vatra të zjarreve por, që pas intervenimit nga zjarrëfikësit të gjitha këto zjarre janë shuar. Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Express.

-Advertisement-

Policia, kërkon nga qytetarët bashkëpunim, kushdo që ka ndonjë informacion rreth atyre personave që me dashje kanë shkaktuar zajrrëvënie të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera