Lajme

Policia ka arrestuar një person i cili ishte në arrati

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 26 September 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte në arrati, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, personi i arratisur ishte i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë’ ku ishte i dënuar me 1 vit e 25 ditë burg.

“Stacioni Policor Prizren ka shtuar aktivitet për realizimin e urdhëresave të gjykatës , kështu që në kuadër të këtyre aktiviteteve me datë 23 shtator 2022,  ka  arrit që të  ndaloj një person të kërkuar më urdhër arrest të gjykatës i cili me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burg  me kohëzgjatje  një vit  e 25 ditë , për veprat penale Vjedhje e rëndë. I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrativë dërgohet në Burgun e Prishtinës  për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq drejtoria rajonale e Prizrenit vetëm gjatë javës së fundit ka arritur të realizoj gjithsej 59 urdhëresa të gjykatës.

“Vetëm gjatë javës së fundit Stacioni Policor Prizren ka arrit të realizoj 41 urdhëresa të gjykatës, ndërsa Drejtoria Rajonale në Prizren ka realizuar gjithsej 59. Në ditët në vazhdim gjithashtu do të vazhdohet të punohet me intensitet të shtuar për realizimin e ardhëseve të gjykatës jo vetëm nga Stacioni Policor Prizren por nga të gjitha stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera