Lajme

Policia jep detaje shtesë për alarmin për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 15 February 2022

Gazeta Infokus pak më parë raportoi se sot rreth orës 15:00 ka pasur një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se policia ka pranuar një telefonatë, ku një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

-Advertisement-

“Menjëherë policia ka ndërmarr të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo zëdhënësja e policisë për Prishtinën ka dhënë edhe disa informacione shtesë në lidhje më këtë rast.

Ajo tha se informata është trajtuar nga ana e policisë por pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

”nformata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, deklaroi Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera