Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 13 November 2019

Një vetaksident ka ndodhur tek “Qendra Zejtare”, në qytetin e Pejës ku si pasojë kanë përfunduar tre persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën inFokus zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevdet Ibraj.

Ai thekson se nga pakujdesia e shoferit një veturë ka përfunduar në një lokal në “Qendrën Zejtare”, në Pejë .

Ndërsa Ibraj konfirmon se të aksidentuarit pas rastit kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ka ndodhur një vetaksident ku janë lënduar tre persona, tek “Qendra Zejtare”, në Pejë.

Njësitet e trafikut rajonal kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa përsonat e lënduar janë dërguar në Emergjencë.

Ngasësi i automjetit është vetëaksidentuar nga pakujdesia dhe ka dalur nga rruga dhe e ka goditur një lokal në “Qendrën Zejtare”

Gjendja e të lënduarve në momentin e aksidentit ka qenë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevdet Ibraj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera