Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e dy qytetarëve serbë në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 09 January 2018

Mbrëmë rreth orës 21:00 është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë në fshatin Babimofc të komunës së Obiliqit.

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull dhe një femër të komunitetit serb janë gjetur pa shenja jeta në shtëpinë e tyre, transmeton Infokusi.com.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion.

-Advertisement-

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, transmeton Infokusi.com.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-serb dhe gruaja e tij femër K-serbe. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion, ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera