Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarit në Prishtinë, për një muaj nuk kishte kontaktuar me familjarët

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 22 October 2023

54-vjeçari që dje ishte gjetur i vdekur kontaktin e fundit me familjarët e tij e kishte pasur para një muaji, viktima në fjalë jetonte vetëm në banesën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera