Lajme

Policia jep detaje për therjen me thikë të tre policëve

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 17 September 2022

Një person ka therur me thikë tre zyrtarë policor pasditen e së shtunës në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Shyqri Bytyqi, i cili tha i dyshuari ishte i njohur për Policinë e Kosovës si përdorues i substancave narkotike.

“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi. 36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, shtoi Bytyqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera