Lajme

Policia jep detaje për të shtënat me ar*më në Podujevë, tre persona plag*osen – dërgohen në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 02 July 2026

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në qendër të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për INFOKUS e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, Policia ka pranuar informatën për të shtënat rreth orës 13:30 dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy