Lajme

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit në minierën në Stan Tërg

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 10 November 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që ka ndodhur ditën e enjte ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të minierës në Stantërg, Bahri Karaqa.

Siç bëhet e ditur në njoftim, rasti ka ndodhur rreth orës 11:05, ndërsa viktima ka pësuar lëndime.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera