Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e Zafir Berishës

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 09 June 2022

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se është arrestuar ish zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha në Prizren.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona për veprën “pengim i personit zyrtar”.

Pas intervistomit Berisha dhe i dyshuari tjetër me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Zafrir Berisha dhe personi tjetër sipas policisë dyshohet se i kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR. Rr. Suzi Qelebi, Prizren 08.06.2022-14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Berisha pas lirimit të mëkuarën deklaroi në media se ishin policët ata që e kishin ofenduar atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera