Lajme

Policia jep detaje për aksionin në zonën e Dukagjinit, shtatë të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 29 September 2022

Shtatë persona janë arrestuar të mërkurën në aksionin e Policisë në Gjakovë dhe në Deçan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, aksioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar: 68.48 kg substancë narkotike e llojit Marihuanë, 177 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, 421 gram substancë narkotike të llojit Kokainë, një armë zjarri AK-47 me pesë karikator të zbrazët, një pushkë gjuetie me 27 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Po ashtu nga policia kanë njoftuar se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 535 € para të gatshme, 6 telefona mobil, një veturë, një peshore si dhe disa pajisje tjera që ndërlidhen me rastin.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera