Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku vdїq infermierja shtatzenë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 24 July 2024

Një grua shtatzenë ka vdekur në QKUK sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Astrazup të Malishevës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe një këmbësore.

-Advertisement-

“Këmbësorja është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Elezaj njoftoi se me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.

“Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera