Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 26 June 2022

Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Këtë për infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ku edhe dha detaje për rastin.

Ai tha se rreth orës 14:45 ka ndodhur aksidenti e ku viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 14:45, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e  nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, ka deklaruar Borovci./Gazeta Infokus/

Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera