Lajme

Policia jep detaje nga aksidenti në Suharekë ku vdiq një person

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 03 October 2021

Policia ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në Suharekë e ku mbeti e vdekur një grua.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura me targa të huaja e ku një person vdiq dhe u lënduan tre të tjerë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se për këtë rast janë arrestuar dy meshkuj të dyshuar.

-Advertisement-

“Hyrje-dalje e autostradës, Suharekë (NN) 02.10.2021 – 21:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. Përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera