Lajme

Policia i gjeti armë dhe fishkë, arrestohet 68-vjeçari në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 15 October 2022

Një 68 vjeçar është arrestuar të shtunën në Gjilan, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij policia ka gjetur një armë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, përveç armës të dyshuarit me inicialet N.H I është gjetur edhe një karikator dhe 20 fishekë.

“Gjatë kontrollit në çantën e tij të krahut është gjetur një (1) armë revole të kalibrit 6mm, një (1) karikator përkatës dhe njëzetë (20) fishekë të kalibrit RPU 25 auto, të cilat janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën”, njofton policia.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera