Lajme

Policia hap bllokun, dënon mbi dy mijë qytetarë për një ditë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 12 February 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar 2 556 persona që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 2 285 janë dënuar persona që nuk kanë respektuar ligjin në trafik ndërsa, 271 persona të tjerë janë gjobitur për mosrespektimin e masave anti-Covid.

Në të njëjtën ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 6 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera