Lajme

Policia gjobit afro dy mijë qytetarë brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 14 February 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar 1 904 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin , shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 1 681 persona janë dënuar për mosrespektimin e ligjit në trafik ndërsa, 223 persona të tjerë janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Në të njëjtën ditë, kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar si dhe 17 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

-Advertisement-

Ndërsa, në këto 24 orë, Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera