Policia e Shqipërisë arreston 18 persona të përfshirë në grupe kriminale
Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 19 May 2022
Policia në Shqipëri arrestoi 18 persona të enjten në një operacion në tërë territorin e saj në përpjekje për të shpërbërë grupe kriminale.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuza prej tentim-vrasjes e deri prodhimi i armëve dhe mjeteve shpërthyese dhe armëmbajtjeve pa leje.
Të arrestuarit supozohet se janë pjesë e ndërmarrjeve te përbashkëta kriminale.
Këto arrestime janë gjysma e fletë arresteve të lëshuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (SPAK). Policia është në kërkim edhe të 14 të akuzuarve të tjerë për veprimtari kriminale.
Sipas kreut të SPAK, Arben Kraja, ky operacion do të vazhdojë deri sa të gjithë të akuzuarit të dalin para drejtësisë.
“Do t’i shkojmë deri në fund këtij operacioni dhe goditjes së grupeve kriminale në Shqipëri, për një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha Kraja.
Aksioni është shtrirë në qytetet e Elbasanit, Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.
Shqipëria shpeshherë është parë si peng i këtyre personave të përfshirë në krim të organizuar, duke e lënë atë vendin më të pazhvilluar dhe më të varfër në Evropë.
Sipas Departamentit amerikan i Shtetit në raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, thotë se vendi ka korrupsion dhe krim të organizuar të përhapur në të gjithë shtetin.
Indeksi Global i Krimit të Organizuar e radhitë Shqipërinë në vendin 61 nga 193 shtete ku është kryer hulumtimi, në vendin e 9-të nga 44 shtete në Evropë dhe të gjashtën nga 17 vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Sipas këtij hulumtimi, ambienti kriminal i Shqipërisë dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz-familjar.
Raporti thotë se rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira në trafikun e drogës, veçanërisht në tregtinë e kanabisit./REL
Të tjera
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE, ecja përpara me Asociacionin do ta mundësojë këtë
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur për forcimin e sundimit të ligji...
-
“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë
Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Gl...
-
Viva Fresh Store organizon eventin special më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor
Viva Fresh Store mbështetur nga USAID - Kosovo Compete Activity – në Qendrën ...
-
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0...
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...