Lajme

Policia e pakënaqur që Qeveria nuk ndau mjete për pagën e 13-të

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 31 December 2021

Sindikata e Policisë ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë shtesa për ta, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë shprehur indinjatën edhe për mos shpërblimin me pagën e 13-të të zyrtarëve policor.

Përmes një njoftimi për media ata kanë thënë se kërkesa për pagën e 13-të ka qenë shumë e arsyeshme sipas Ligjit mbi pandeminë, mirëpo nuk kanë marrë asnjë shpërblim.

-Advertisement-

“Duke u bazuar në punën dhe sakrificat gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe operacioneve të ndryshme të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2021, Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme kurse me datë 20.12.2021 ka adresuar një kërkesë me shkrim, që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të shpërblehen me shtesë ekuivalente të një page në këtë fundvit. Kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme duke pas parasysh se Policia e Kosovës janë bartësit kryesor të sigurisë në Republikën e Kosovës e që duke rrezikuar edhe jetën e tyre kanë kryer me sukses të gjitha Planet Operative dhe Vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke përfshi këtu edhe Ligjin mbi parandalimin e pandemisë COVID 19. Se kërkesa jonë ka qenë shumë e arsyeshme argumentohet edhe me Ligjin mbi pandeminë, Ligjin dhe Udhëzimin administrative mbi të drejtën e shpërblimit të një shtese për fundvit. Për të gjitha këto që u cekën më lartë, Policia e Kosovës për vitin 2021 nuk kam marrë asnjë shtesë të cilat kanë qenë të garantuara me ligj. Po ashtu edhe marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shujta ditore të filloj nga data 01.01.2021 e cila nuk është realizuar asnjëherë”, thuhet në njoftim.

Sindikata në emër të punonjësve policorë është shprehur e dëshpëruar që kërkesa e tyre është injoruar nga Qeveria.

Kërkesat tona nuk janë përfillur edhe pse kanë qenë esenciale dhe minimale që të arrihen si dhe nuk kemi marr përgjigje konkrete se pse nuk janë realizuar, duke i anashkaluar Ligjet dhe marrëveshjet në fuqi. Dëshpërimi i gjithë stafit të PK-së dhe sindikalistëve është shumë i lartë për këtë injorancë që është bërë nga institucioneve relevante. Sindikata e Policisë së Kosovës është shumë e vendosur që të qëndroj përballë të gjitha të drejtave dhe kërkesave të garantuara me Ligj të të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilat deri me tani nuk janë realizuar asnjëherë”, përfundoi njoftimi.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 513 mijë euro për të paguar punën në orët shtesë që kanë bërë më 2021, 766 zjarrfikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera