Policia e Kosovës vazhdon me implementimin e planit policor “ Stop drogave në shkolla“
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 23 October 2017
Policia e Kosovës në funksion të zbatimit të Urdhrit Operativ “ Stop drogave në shkolla“ gjatë periudhës kohore nga 16.10.2017 deri 22.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.
Sikurse edhe javën e kaluar, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.
Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
* Për periudhën raportuese janë realizuar:
– 195 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,
– 418 patrullime rreth shkollave,
– 498 persona të kontrolluar,
– 220 vetura të kontrolluara,
– 8 lokale të kontrolluara,
– 10 ligjërata në shkolla,
– 450 pjesëmarrës, nxënës,
– 500 fletushka,
* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:
-iniciuar 20 raste
-arrestuar 23 persona
Gjithsejtë janë konfiskuar:
– Mariuhanë 831.2 gr ( 17.52 gr afër shkollave, 813.68 gr në realizim të planit)
– Kokainë 1,2 gr
– Euro 799,60
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i
madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave
si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
Prej 20 rasteve:
– 6 raste brenda oborreve,
– 4 raste afër oborreve të shkollave,
– 10 ne perimetrin prej 300m
Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (23):
– 12 persona shpërndarës të drogës,
– 11 konsumues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke
përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.
Të tjera
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...