Lajme

Policia e Kosovës uron qytetarët në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 17 February 2022

Policia e Kosovës ka uruar sot qytetarët e saj në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një njoftimi, policia ka bëtë të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të aktiviteteve policore.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Samedin Mehmeti, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore, me rastin e shënimit të manifestimit qëndror të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht drejtori Mehmeti, iu uron të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve të policisë,14 vjetorin ditën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera