Lajme

Policia e Kosovës sqaron vozitjen në kah të kundërt në autostradë: Ndiqej vetura me persona të dyshuar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 31 July 2017

Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat në të cilat makina zyrtare e tyre është filmuar tek voziste në kah të kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit të policisë, vetura ishte në ndjekje të disa personave të dyshuar për vjedhje.

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar informon qytetarët dhe opinionin e gjerë, lidhur me veprimet dhe masat e ndërmarra nga menaxhmenti i policisë ndaj zyrtarëve policor, të cilët kanë qarkulluar/drejtuar automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës në anën e kundërt të rrugës në autostradën Dr. Ibrahim Rugova.

Zyrtarët policor me automjetin zyrtar Skoda, e cila i përket stacionit policor Suharekë, me datën 28.07.2017 rreth orës 16:22, në kilometrin 41 të autostradës drejtimi Vermicë–Prishtinë, kanë qarkulluar në kahjen e kundërt të rrugës, pasi të njëjtit gjatë detyrës zyrtare kanë qenë në ndjekje të një veture të dyshuar, në të cilën ndodheshin personat e dyshuar, për të cilët dyshohej se janë përfshirë në rast vjedhje.

-Advertisement-

Personat e dyshuar gjatë ikjes kanë shfrytëzuar qarkullimin me veturën e tyre në kahje të kundërt të rrugës dhe zyrtarët policor në vozitje emergjente janë vënë në ndjekje të tyre po në atë drejtim, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar.

Menaxhmenti kompetent i rajonit përkatës, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për shqyrtim dhe hetim pre-eleminar të rastit, lidhur me marrjen e masave administrativo disiplinore, për shkeljen e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera