Lajme

Policia e Kosovës njofton çfarë duhet të keni patjetër në veturë kur vozisni ose gjobiteni

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 18 March 2022

Policia e Kosovës si duket e ka parë të arsyeshme që të tregojë se çfarë duhet të posedojë shoferi i një automjeti në momentin kur vozit, shkruan Gazeta Infokus.

Andaj ata kanë publikuar një listë të tyre, duke filluar nga patent shoferi, certifikata e regjistrimit të mjetit e të tjera dokumente.

Në këtë listë policia thekson se çdo vozitës në veturë duhet të ketë raportin evropian të aksidenteve ose gjobitet me 50 euro.

-Advertisement-

Kjo është lista e plotë:

DOKUMENTET GJATË DREJTIMIT TË MJETIT!

-Patentën e shoferit,

-Certifikatën e regjistrimit të automjetit,

-Autorizimin, nëse mjeti shfrytëzohet për drejtim jashtë vendit,

-Urdhëresën e punës ose autorizimin, të lëshuara nga institucionet publike apo private për drejtim të mjetit brenda vendit,

-Policën e sigurimit,

-Raportin evropian të aksidenteve

(Shoferi – 50 euro

Institucioni i autorizuar – 500 deri 1500 euro)

-Dokumentet për kualifikim të shoferëve,

-Certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera