Lajme

Policia e Kosovës në kërkim të Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 22 November 2017

Policia e Kosovës mëngjesit e sotëm po kërkon deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin shkruan Infokusi.com

Kurti fillimisht është kërkuar në zyret e Vetëvendosjes ndërsa momentalisht është rrethuar banesa e tij tek Parku i Qytetit.

Gjykata Themelore e Prishtinës kë lëshuar fletë arrest për deputetin e Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Kurti bashkë me tre deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj – Bujupin dhe Faton Topallin akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Saktësisht deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës më 6 dhjetor të vitit 2015./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera