Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të kapur vrasësin e 35 vjeçares

Autori: Ermirë Berisha 12:03 | 01 December 2022

Pasditen e së mërkurës ka ndodhur një rast i rënë ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzëne para objektit të Gjinekologjisë në QKUK, shkruan Gazeta inFokus.

Pasi që i dyshuari për vrasje, Sokol Halili, menjëherë pas kryerjes së aktit ka ikur, policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë personin.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.  Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka shkruar policia./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera