Lajme

Policia e Kosovës kap 4 persona, dyshohet se keqpërdoren kartelat e bankave për blerje

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 23 December 2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, pas kryerjes së hetime paraprake, sot kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e lokacioneve të të dyshuarve.

Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione ku janë gjetur e sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar).

-Advertisement-

Dyshohet se këta të dyshuar kanë keqpërdorë kartela bankare, duke siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave të ndryshme.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuari të katër do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera