Lajme

Policia e Kosovës ka mbajtur mbi 200 takime me prindër e nxënës për siguri të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 20 December 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë vitit 2022 nga muaji shkurt e deri më sot ka mbajtur 233 takime e ligjërata me prindër, nxënës, si dhe përfaqësues të shkollave, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se në këto takime është ligjëruar e diskutuar për dhunën në familje, pasojat e përdorimit të narkotikëve, bullizmit, për ngacmimet seksuale si dhe për masat parandaluese të këtyre fenomeneve negative.

“Siguria prioritetet i përbashkët, Të gjitha stacionet policore të Rajonit të Prishtinës, në Drejtoritë Komunale të Arsimit, po realizojnë takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe ligjërata për nxënësit nëpër shkolla, rreth delikuencës së të miturve, dhunës në familje, pasojat e përdorimit të narkotikëve, bullizmit dhe masave parandaluese, ngacmimeve seksuale etj. Që nga muaji shkurt 2022 deri sot janë mbajtur 233 ligjerata në shkollat e rajonit të Prishtinës.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se këto 233 takime janë zhvilluar në rajone të Prishtinës dhe janë pjesë e informimit për parandalim, ruajtje dhe mbrojtje nga këto dukuri asociale.

“Takimet me Drejtorët e shkollave, këshille të prindërve dhe ligjëratat me nxënës, janë pjese e projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për afrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet po ashtu në njoftim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera